Golg Ag tregon a i ka kërkuar bashkëshortes të vendosë shami!

  • G.g /
  • 14 October 2020 - 10:19
Golg Ag tregon a i ka kërkuar bashkëshortes të vendosë shami!

Gold Ag është në pritje të fëmijës së tij të parë me bashkëshorten Ermira Shkodra.

Gjatë një interviste, reperi është shprehur se foshnja pritet të lindë në fund të muajit nëntor, duke shprehur dëshirën që të vijë në jetë në datën 28, që përkon me Pavarësinë e Shqipërisë.

“Fejesën e kemi bërë me 1 mars të këtij vit. Dasmën e kisha planifikuar në qershor. Më 5 mars kemi bërë kurorëzimin me hoxhë. Dasmën e vendosëm por nuk ishte kismet të bëhej. Bebi pritet të lindë nga fundi i nëntorit, ishalla me datën 28. Ishalla të vijë në jetë shëndoshë. Shqipërinë kosovarët e duan sikur do nëna fëmijën para se ta lindë. Jam krenar që jam shtetas i Shqipërisë, që mora pasaportën. Kur e mora pasaportën e putha, aq shumë u gëzova,”- tha Gold Ag, i ftuar në emisionin “Rudina”.

Gold Ag është praktikues i fesë myslimane dhe këtë e ka treguar në të gjitha intervistat që jep, si edhe në postimet në rrjetet sociale.

Ndërsa bashkëshortja e tij është besimtare, por jo praktikuese e fesë si ai.

Reperi u shpreh se mbulimi i Ermira Shkodrës me shami do jetë një zgjedhje e saj personale, për të mjafton që ajo të “mbulojë zemrën prej mëkateve”.

“Po është besimtare, nuk e praktikon si unë dhe nëna ime. Besoj se në të ardhmen do jemi në rregull. Dua që të mbulojë zemrën prej mëkateve, për sa i përket mbulesës është diçka e saj personale, nuk mund t’ia imponoj askujt,”- tha Gold Ag.

(Kosova Sot Online)