Kurorëzon dashurinë 9-vjeçare në martesë, brenda dasmës private të djalit të Silvio Berlusconit ku ishin të ftuar vetëm 35 persona

  • G.G /
  • 15 tetor 2020 - 10:09
Kurorëzon dashurinë 9-vjeçare në martesë, brenda dasmës private të djalit të Silvio Berlusconit ku ishin të ftuar vetëm 35 persona

Djali i Silvio Berlusconit, Luigi Berlusconi kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Federica Fumagalli më 7 tetor.

Çifti i premtuan dashuri të përjetshme njëri-tjetrit në kishën San Sigismondo në Bazilikën e Sant’Ambrogio në Milano.

Vetëm tani, revista “Chi” ka siguruar foto brenda dasmës shumë private të Luigi Berlusconit.

Silvio Berlusconi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë në kishë, por iu bashkuan familjes në pritje në Villa Belvedere.

Të ftuar në ceremoni raportohet se ishin 35 persona, të afërmit dhe dëshmitarër ( nga 5 secili). Luigi Berlusconi mbante veshur një kostum, ndërsa bashkëshortja e tij zgjodhi një vello të madhe me dantella.

Çifti janë në një marrëdhënie prej 9 vitesh. Luigi mbërriti në kishë i shoqëruar nga nëna e tij shumë elegante Veronica Lario.

Ndërsa Federica mbërriti gjysmë ore më vonë e shoqëruar nga babi i saj, Fabio.

(Kosova Sot Online)