“Nuk jam aq mirë sa e mendoja”! Pas daljes nga spitali, këngëtari shqiptar flet për eksperiencën me Covid-19

  • g./g /
  • 15 October 2020 - 10:27
“Nuk jam aq mirë sa e mendoja”! Pas daljes nga spitali, këngëtari shqiptar flet për eksperiencën me Covid-19

2 ditë më parë këngëtari shqiptar, Valton Krasniqi, tregoi se ishte infektuar me koronavirus dhe për shkak të gjendjes së rënduar ishte shtruar në spital. Këngëtari u shpreh se asnjëherë nuk e kishte besuar virusin dhe ju bëri thirrje të gjithëve të ruajnë veten.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani veten, familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkroi Krasniqi përkrah fotos së tij.

Mirëpo tashmë dy ditë pasi bëri publik lajmin, ai ka treguar se ka lënë spitalin, pasi ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19. Valtoni ka treguar se është shumë më mirë nga ç’ishte, por jo aq lehtë sa e kishte menduar.

“Përfundimisht u konfirmua se tashmë Covid-19 e kam mposhtur. Jam shumë më mirë nga ç’isha, jo aq lehtë sa e mendoja, por megjithatë ja arrita. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar dhe më keni dhënë forcë. Falenderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës Infektive për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit. Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar më. Me respekt Valton Krasniqi”, ka shkruar këngëtari.

 

Peërfundimisht u konfirmua se tashmeë, covid-19, e kam mposhteë jam shum ma mire se qysh isha , jo aq lehteë sa e...

Publiée par Valton Krasniqi sur Mercredi 14 octobre 2020

(Kosova Sot Online)