Pas skandalit me të ardhurat, Kim Kardashian është zyrtarisht më e pasur se Kylie Jenner

  • G.G /
  • 15 October 2020 - 14:24
Pas skandalit me të ardhurat, Kim Kardashian është zyrtarisht më e pasur se Kylie Jenner

Revista “Forbes” ka deklaruar se Kim Kardashian është më e pasur se motra e saj e vogël, Kylie Jenner.

Kjo vjen pasi revista e shpalli pak muaj më parë Kylie-n si miliarderen më të re në moshë të bërë vetë, sipas “Mirror”.

“Forbes” e anuloi titullin për Kylie Jenner, sepse sipas tyre, ajo nuk tregoi të vërtetën mbi të ardhurat e saj.

Forbes ka deklaruar së fundmi se themeluesja e Kylie Cosmetics është më pak e pasur se motra e saj, Kim, që gjithashtu ka në pronësi një perandori kozmetike.

Në listën e përpiluar nga revista për gruan më të pasur në botë të bërë vetë për vitin 2020, Kim renditet sipër Kylie me një pasuri prej 597 milion paund. Ndërsa për Kylien thuhet se pasuria e saj kap vlerën e 536 milionë paund.

Të dyja motrat e famshme kanë themeluar kompani me produkte make up-i dhe ndër vite fama e tyre është shtuar për shkak të “Keeping Up With The Kardashians”.

Mirëpo spektakli i njohur vitin e ardhshëm do të marrë fund, pas 14 vitesh të shoqëruara me shumë zhurmë e skandale.

(Kosova Sot Online)