Harry po planifikon të kthehet në pallatin mbretëror, por pse pa Meghan Markle?

  • G.G /
  • 16 October 2020 - 10:38
Harry po planifikon të kthehet në pallatin mbretëror, por pse pa Meghan Markle?

Duka dhe dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, hoqën dorë me dëshirë të plotë nga statusi mbretëror dhe u larguan nga pallati, për të nisur një jetë të thjeshtë.

Gjatë këtyre muajve, mediat e huaja kanë shkruar se marrëdhëniet mes Meghan-it dhe anëtarëve të familjes mbretërore kanë qenë të tensionuara, ndërkohë që asnjëra prej palëve s’ka reaguar asnjëherë publikisht.

Mirëpo, këto zëra po përforcohen për faktin se Harry po planifikon të kthehet për festa në pallatin mbretëror, por pa partneren!

Duka do të jetë pranë familjarëve gjatë pushimit të Vitit të Ri dhe stafi i ‘Kensington’ është përgatitur për rikthimin e Harry-t.

Por sipas “Cosmopolitan”, deri më tani stafi i familjes mbretërore nuk është njoftuar ende për prezencën e Markle në pallatin ‘Kensington’, gjë që ngjall dyshimet se marrëdhëniet mes tyre mund të mos jenë rregulluar ende.

Mbetet për t’u parë!

(Kosova Sot Online)