'Mehmet Kosova' së shpejti do të bëhet baba/ Ja kuptimi i emrit që ka zgjedhur për vogëlushen

  • G.G /
  • 16 October 2020 - 13:39
'Mehmet Kosova' së shpejti do të bëhet baba/ Ja kuptimi i emrit që ka zgjedhur për vogëlushen

Aktori i njohur si 'Ezel' për publikun shqiptar, Kenan Imirzalioglu do të bëhet baba së shpejti.

Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël. 

Mediat turke kanë zbuluar se Kenan dhe Sinem do t’i vendosin vajzës emrin Lalin.

Aktori është shprehur shumë i emocionuar që do të bëhet baba. “Jam shumë i lumtur. Faleminderit Zotit gjithçka ka shkuar mirë, pa probleme. Zoti na ruajtë nga syri i keq”-është shprehur Kenan. 

Kuptimi i emrit Lalin u bë një nga temat më të hulumtuara në një kohë të shkurtër, pasi Kenan Imirzaioglu dhe Sinem Kobal njoftuan se do ta quanin të voglën e tyre, Lalin.

Por çfarë nënkupton emri Lalin?

Pas një kërkimi në internet, rezulton se emri Lalin është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia.

Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’.

(Kosova Sot Online)