Tatuazhi i Xhensilës tërheq vëmendjen e të gjithëve, kuptimi i tij është mjaft i veçantë

  • G.G /
  • 17 tetor 2020 - 10:14
Tatuazhi i Xhensilës tërheq vëmendjen e të gjithëve, kuptimi i tij është mjaft i veçantë

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’ tatuazhin e saj më të ri. Ajo ka vendosur të gdhendë në trup emrin e vogëlushes së saj, Ajkës.

Këngëtarja e ka menduar me detaje këtë tatuazh dhe shkronjat e Ajkës i ka ndarë në dy duar, të tilla që kur ato të bashkohen për lutje të formojnë emrin e vogëlushes.

“Lutja ime”, shkruan Xhensila. Ajo ka shkruar edhe një citim nga Bibla. “Të gjithë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti dhe madhështia do të jetë paqja e tyre…Isaiah 54:13”.

Ky tatuazh kaq i veçantë duket se i ka emocionuar të gjithë, të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë pozitivisht.

(Kosova Sot Online)