Gjithmonë duke surprizuar, Dafina Zeqiri zbulon një nga pamjet në xhirimet e këngës “Zili zili”

  • G.G /
  • 17 tetor 2020 - 10:16
Gjithmonë duke surprizuar, Dafina Zeqiri zbulon një nga pamjet në xhirimet e këngës “Zili zili”

Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri zbuloi se shumë shpejt do të vinte me një projekt të ri muzikor i cili do të titullohet ‘Zili zili’. Nga postimet e ndryshme këngëtarja ka lënë të kuptohet se ky projekt është një përgjigje për të gjithë ata njerëz që nuk e kanë mbështetur apo dhe kanë folur mbi punën e saj.

Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë në ‘Instagram’, një pjesë nga xhirimet e këtij projekti ku si çdo herë tjetër është shfaqur mjaft ekstravagante. ‘Look-u’ i fundit i zgjedhur nga Dafina i ka surprizuar jo pak ndjekësit dhe siç duket ajo arrin t’u surprizojë të gjithë gjithmonë me pamjen e saj.

Kujtojmë se projekti i fundit i Dafinës ka qenë “Million dollar”, i cili u kthye menjëherë në hit dhe u komentua gjerësisht për të gjitha pamjet ekstravagante dhe moderne që këngëtarja kishte sjellë në të.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#ZILIZILI next week ë

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri) on

(Kosova Sot Online)