Dua Lipa thyen rregullat e Covid-19, policia ndërpret xhirimet e klipit

  • G.G /
  • 17 October 2020 - 10:21
Dua Lipa thyen rregullat e Covid-19, policia ndërpret xhirimet e klipit

Ylli i muzikës pop, shqiptarja Dua Lipa ka thyer rregullat e qeverisë britanike për kufizimin e lëvizjeve në kuadër të frenimit të Covid -19. Dua Lipa dhe bashkëpunëtorët e saj dolën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin lindor të Londrës për të xhiruar klipin e saj të ri muzikor.

Këngëtarja gjatë xhrimeve të produksionit dukej se kishte një humor shumë të mirë. Por kur atmosfera u bë edhe më euforike banorët e zonës filluan të shqetësohen. “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”, tha një banor i zonës ndërsa shtoi se “dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”.

Gazeta britanike The Sun citon një banor duke thënë se “Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”. Fotografitë e publikuara nga gazeta tregonin dhe momentin kur makina e policisë mbërriti në vendin e xhirimeve.

Ka qenë një vit i sukseshëm për Duan, e cila publkoi dy albume gjatë periudhës së izolimit, Future Nostalgia, në mars, dhe Club Future Nostalgia, në gusht. Albumi i fundit kryesoi listat muzikore për 4 javë.

(Kosova Sot Online)