Arilena Ara ju lë pa fjalë me këtë paraqitje

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 13:45
Arilena Ara ju lë pa fjalë me këtë paraqitje

Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara njihet për vokalin e saj, por edhe për thjeshtësinë dhe bukurinë natyrale.

Ndryshe nga shumë emra të skenës tonë muzikore, ajo nuk heziton të shfaqet pa makijazh, madje këtë e bën shumë shpesh.

Këngëtarja e njohur edhe këtë vikend ka sjellur disa fotografi që shfaqej me shumë stil, pa grim e që dukej mjaft atraktive.

Biondina tërheqëse u shfaq në formë më të mirë, teksa edhe u komplimentua nga adhuruesit e saj.

Ndryshe, kujtojmë që Arilena është prej kohësh në lidhje dashurie, por që tenton ta mban larg syrit mediatik.

Image

(Kosova Sot Online)