Çfarë ndodhi? Shteti fqinj tërhiqet nga “Eurovision 2021”

  • G.G /
  • 19 tetor 2020 - 11:20
Çfarë ndodhi? Shteti fqinj tërhiqet nga “Eurovision 2021”

Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali “Eurovision 2019” nuk pati garë mes konkurrentëve dhe për herë të parë u zhvillua online, për të promovuar artistët që kishin dërguar këngët.

Ai u shndërrua këtë vit në “Europe Shine A Light” ku secili shtet dërgoi klipet e këngëve dhe vendi ynë u përfaqësua nga Arilena Ara me këngën “Falling from the sky”.

Ndërkohë që shumë shtete kanë vendosur të dërgojnë të njëjtët këngëtarë me këngë të reja vitin e ardhshëm, ende nuk dihet çfarë është vendosur për Arilena Arën.

Madje, duket se ky kompeticion do të jetë me mungesa edhe në vitin 2021.

Pas Bosnjë Hercegovinës, Andorës, Sllovakisë, Monakos e Luksmeburgut edhe shteti fqinj, Mali i Zi, ka vendosur të tërhiqet.

Këtë lajm e ka bërë të ditur “EscToday”, pa dhënë më tepër shpjegime për këtë vendim.

(Kosova Sot Online)