Pasi fitoi betejën me kancerin e gjirit, nëna e Rita Orës shpërndan mesazhin ndërgjegjësues

  • G.G /
  • 19 October 2020 - 11:32
Pasi fitoi betejën me kancerin e gjirit, nëna e Rita Orës shpërndan mesazhin ndërgjegjësues

Nëna e këngëtares me famë botërore Rita Ora, disa vite më parë, u prek nga sëmundja e kancerit në gji.

Vera Sahatçiu Ora, arriti të fitonte luftën me këtë sëmundje të vështirë.

Që nga ajo kohë, Vera jep shpesh mesazhe motivuese për vajzat dhe gratë.

Duke qenë se jemi në muajin e ndërgjegjësimit mbi këtë sëmundje, Vera ndau përsëri  një mesazh në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo, ju bëri thirrjeve vajzave dhe grave të bëjnë kontrolle dhe madje nuk harroi të përfshinte as burrat në këtë mesazh.

"Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollat kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”– shkruan ajo krah fotos me bashkëshortin e saj, nga ku mori shumë komente.

Një ndër komentet që tërhoqi vëmendje, ishte ai i vajzes së saj, Rita Orës, e cila shkroi: I dua prindërit e mi!

(Kosova Sot Online)