Sara Hoxha rrëfehet/ Po i 'vjedh' rrobat Ledrit prej kohësh

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 11:08
Sara Hoxha rrëfehet/ Po i 'vjedh' rrobat Ledrit prej kohësh

Sara Hoxha dhe Ledri Vula  prej kohësh po rrëmbejnë vëmendjen e publikut, për shkak të shtatëzënisë së Sarës, e cila shumë shpejt do të sjellë në jetë një vajzë.

Të shumta, janë fotot dhe momentet nga shtatëzënia,që Sara ka zgjedhur të ndajë me publikun.

Vogëlushja, pritet të vijë në jetë në Nëntor dhe ndërkohë që Sara po kalon javët e fundit të shtatëzenisë, duket se është përballur me një problem.

 Ajo nuk po gjen dot rroba të përshtatshme dhe në ndihmë i vjen menjëherë partneri me rrobat e tij. Sara ka zgjedhur të veshë rrobat e gjera të reperit, me të cilat duket të ndihet shumë rehat.

“Vetëm atletet nuk janë të tijat dhe kjo ka qenë një shpëtim për mua së fundmi!”, shkruan Sara në postimin e fundit, nga ku mori shumë vëmendje dhe komente nga ndjekësit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Only the shoes aren’t his and that’s been such a salvation for me lately.

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) on

(Kosova Sot Online)