Enrique Iglesias shpallet artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave

  • G.G /
  • 20 tetor 2020 - 12:22
Enrique Iglesias shpallet artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave

Enrique Iglesias shpallet artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave në Billboard Latin Music Awards 2020.

Lajmi u njoftua nga Telemundo dhe Billboard, në pritje të mbrëmjes zyrtare që do të zhvillohet, më 21 tetor në Qendrën BB&T në Sunrise, Florida, transmetuar nga Telemundo.

Artisti ka publikuar më shumë se 40 hite, shiti mbi 180 milionë rekorde, tejkaloi 19 miliardë transmetime dhe 17 miliardë shikime; koncertet e tij kanë përfshirë mbi 10 milionë njerëz në të gjithë botën, duke fituar 1 miliard dollarë.

Enrique mburret me numrin më të lartë të njëshave (1) në listën e Hot Latin Songs me 27 këngë dhe 39 këngë në dhjetëshen më të mirë (Top 10). Ka qenë për 31 herë i pari në tabelën Latin Airplay dhe në Top 10 për 40 herë. Ai, gjithashtu, mban rekordin për 24 këngë në vendin e parë në tabelën Latin Pop Airplay dhe për 43 në 10 më të mirat e Latin Pop Airplay.

Për më tepër, Enrique Iglesias është i vetmi që ka arritur në majën e klasifikimeve me 14 këngë në Billboard Dance Club chart dhe dhjetëshen më të mirë me 25. Ai ka hyrë 25 herë në Hot 100, në Billboard 200 ka hyrë 14 herë dhe arriti në krye në Listën Pop Songs Airplay dhe shtatë herë në Top 10. Ai, gjithashtu, fitoi 47 çmime në historinë e Billboard Latin Music Awards.

“Enrique është një ikonë, një yll botëror, një profesionist i stilit të lartë dhe më e rëndësishmja dhe çuditërisht, një person fantastik. Muzika e tij ka pushtuar më shumë se një brez. Ky çmim shumë i merituar është një dëshmi e ndikimit të tij të vazhdueshëm. Është një nder për ne në Sony Music të punojmë me të. Urime “, tha Afo Verde, president dhe CEO i Sony Music Latin Iberia.

Së fundmi, LiveNation njoftoi datat e reja të planifikuara të turneut të tij të shumëpritur me Ricky Martin, caktuar për 2021, me 25 shfaqje në Amerikë.

(Kosova Sot Online)