Adriana Matoshi nuk është më bjonde, ndryshon drastikisht dukjen

  • E.K /
  • 21 tetor 2020 - 08:40
Adriana Matoshi nuk është më bjonde, ndryshon drastikisht dukjen

Adriana u tregua e guxishme me ndryshimin e fundit në dukje.

Adriana Matoshi është ndër aktoret më të njohura shqiptare, e cila njihet për shumë projekte filmike.

Ajo së fundi ka vendosur të eksperimentojë me dukjen, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve, nga bjonde ajo vendosi që t’i ngjyrosë ato me ngjyrë portokalli.

Ky ndryshim po i shkon shumë aktores, e cila pranoi komente të shumta pozitive nga ana e ndjekësve të saj.

Sa i përket jetës private, Adriana Matoshi së fundi ka deklaruar se është në një lidhje të re dashurie.

(Kosova Sot Online)