Fjolla Morina pranon lidhjen e dashurisë me Fisnik Sylën: Në dashuri fiton ai që rri

  • G.G /
  • 21 October 2020 - 11:25
Fjolla Morina pranon lidhjen e dashurisë me Fisnik Sylën: Në dashuri fiton ai që rri

Me postimin e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj duke i dedikuar personit që i ka marrë zemrën fjalët më të ëmbla të dashurisë.

“Thone qe “ Ne dashuri fiton kush iken”. Nuk eshte e vertete. Ne dashuri fiton ai/ajo qe rri. Dashuria nuk eshte e lehte! Ne dashuri duhet te dish te ndash dhimbjen, pasjonin, vuajtjet . Ndonjehere dashuria ve ne dyshim gjithcka qe ti ke besuar por kur dashuria eshte e vertet ateher ajo eshte ne gjendje te superoj cdo veshtiresi cdo pengese sepse dashuria fiton mbi gjithcka. Ne ne cdo pengese fituam njeri tjetrin.

Te duaë @fisnik.sylaaë”, ka shkruar Fjolla krah fotos me partnerin e saj. Vetëm pak ditë më parë Morina mori dhe propozimin për martesë nga Fisniku, i cili ishte kujdesur ta surprizonte me një buqetë të madhe me trëndafila dhe unazën e veçantë në të.

Kujtojmë se momentalisht Fjolla ndodhet në Kukës, aty ku gjendet prej disa javësh në arrest shtëpie pas ndalimit në pikën kufitare, Morinë, pasi në mjetin e saj u gjendën dy armë zjarri. Fjolla ishte e shoqëruar nga Fisniku dhe në momentin e parë e mohoi lidhjen e dashurisë me të.

Me siguri pas këtij momenti, dyshja ka vendosur të jenë pranë njëri-tjetrit në çdo moment  të vështirë ose jo.

(Kosova Sot Online)