“Çdo polic e di që unë jam Lori”, reperja është gati të thyejë rrjetin me projektin e saj të ri!

  • G.G /
  • 21 October 2020 - 11:34
“Çdo polic e di që unë jam Lori”, reperja është gati të thyejë rrjetin me projektin e saj të ri!

Loredana mund të njihet ndryshe si vajza e sukseseve, e cila mori vëmendjen e të gjithëve me talentin e saj dhe u kthye shpejt në një ndër emrat më të komentuar të showbiz-it.

Teksa vazhdon të përflitet lart e poshtë për jetën e saj private, Loredana duket se vazhdon të jetë e fokusuar vetëm në diçka: muzikën dhe karrierën e saj.

Së fundmi ajo na prezantoi me super albumin e ri të tituluar “Medusa”, ndërsa tashmë po vjen një tjetër projekt bombë!

“Rockstar” titullohet kënga e re e Lorit, që do të lançohet mbrëmjen e sotme vetëm 1 minut para mesnate.

“Çdo polic e di që unë jam Lori
por sillen me mua sikur emri im është Toni! – ROCKSTAR E Enjte 23:59”- janë fjalët e reperes krahas videos ku zbulon një pjesë fare të shkurtër të videoklipit.

Disa ditë më parë, Loredana mbylli njëherë e mirë çështjen me zonjën zvicerane, Petra, duke i paguar një shumë të madhe parash e duke pastruar emrin nga “skndalet” që e ndiqnin prej një viti.

Pra, jemi gati për një Loredana të re!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Jeder Bulle weiß ich bin Lori, doch behandeln mich, als waër mein Name Tony! - ROCKSTAR Donnerstag 23:59

A post shared by Loredana (@loredana) on

(Kosova Sot Online)