Pas thashethemeve për divorc, Kanye West tregon se është më i dashuruar se kurrë me Kim Kardashian, i bën urimin e ëmbël për ditëlindje

  • G.G /
  • 22 October 2020 - 12:50
Pas thashethemeve për divorc, Kanye West tregon se është më i dashuruar se kurrë me Kim Kardashian, i bën urimin e ëmbël për ditëlindje

Kanye West nuk e tregon aq shpesh dashurinë për bashkëshorten e tij në mediat sociale.

Kështu që ishte një surprizë urimi i reperit 43-vjeçar për yllin e televizioneve në 40-vjetorin e lindjes së saj.

Përmes një postimi në Twitter, Kanye West i shprehur dashurinë Kim Kardashian, pas thashethemeve për një divorc mes tyre.

Ai publikoi një foto të momentin kur i propozoi për martesë biznesmenes në një stadium dhe shkroi: “Gëzuar 40 vjetorin e lindjes! Të dua shumë.”

Reperi i propozoi për martesë Kim Kardashian në vitin 2013 në një stadium bejsbolli në San Francisco.

Në imazh çifti shihen duke u puthur pasi Kim i tha “Po” propozimit të Kanye West për tu martuar.

Ata janë prindër të katër fëmijëve, North, 7-vjeç, Saint, 4-vjeç, Chicago, 2 dhe Psalm, 1-vjeç.

(Kosova Sot Online)