“Vjedh se të ka ardhur dita”- Butrint Imeri akuzohet për kopjimin e këngës së njohur, por ka një përgjigje

  • G.G /
  • 22 October 2020 - 12:53
“Vjedh se të ka ardhur dita”- Butrint Imeri akuzohet për kopjimin e këngës së njohur, por ka një përgjigje

Butrint Imeri është akuzuar nga ndjekësit për vjedhje të këngës.

Këngëtari i njohur i baladave publikoi një video në Instagram teksa këndonte versionin e këngës “Anlasana”.

“Kënga legjendare Anlasana,”- shkroi ai krahas videos.

“Vjedh babë vjedh të ka ardhur dita ë”- komentoi një prej ndjekësve, duke akuzuar Butrint Imerin për kopjim.

Megjithatë, këngëtari nuk ia ka përtuar me përgjigjen duke i kërkuar që të lexojë titullin e këngës në përshkrimin e videos fillimisht.

“Lexoje mirë titullin ustah,”– iu përgjigj ndjekësit.

(Kosova Sot Online)