Rina Balaj në këngën e re, do të ketë në fokus shenjën e saj të horoskopit

  • G.G /
  • 22 October 2020 - 12:59
Rina Balaj në këngën e re, do të ketë në fokus shenjën e saj të horoskopit

Reperja Rina Balaj, është një ndër këngëtaret më të përfoluara në botën e muzikës.

Ajo, vitin e fundit ka qenë shumë aktive në treg.

Dhe me sa duket, projektet nuk kanë të mbaruar, pasi këngëtarja ka treguar se do të vijë me një projekt të ri.

Kënga do të titullohet “Aquaris” dhe ka të bëjë me shenjën astrologjie të këngëtares, pra ‘Ujorin’.

Nuk dihet se kur do të publikohet projekti i ri, por me sa duket, reperja do të sjellë diçka të veçantë.

(Kosova Sot Online)