Dita më e lumtur e tij! "Mehmet Kosova" bëhet baba për herë të parë, lind vajza e tij/ Ja emri i saj

  • G.G /
  • 22 October 2020 - 13:08
Dita më e lumtur e tij!

Aktori i njohur si ‘Ezel’ për publikun shqiptar, Kenan Imirzalioglu, u bë sot baba i një vajze.

Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, i dha fund pritjes së ëmbël, duke zgjeruar familjen e tyre me një vogëlushe, emri i së cilës do të jetë Lalin.

Mediat turke e zbuluan këtë emër disa ditë para se vogëlushja të vinte në jetë. Pas një kërkimi në internet, rezulton se emri Lalin është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia.

Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’. Pak para lindjes, sipas mediave turke, për ta falenderuar që do ta bëjë baba , Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten.

(Kosova Sot Online)