Shokon Ceca: Fëmijët e mi nuk i kanë ngjarë Arkanit, ata janë paqësor

  • G.G /
  • 22 October 2020 - 15:10
Shokon Ceca: Fëmijët e mi nuk i kanë ngjarë Arkanit, ata janë paqësor

Këngëtarja serbe, Svetlana Ceca ka folur publikisht për familjen e saj. Edhe pse mediat shumë shpesh kanë paragjykuar për fëmijët e saj me bashkëshortin e saj tashmë të vrarë Arkan, ajo ka dashur t’i sqarojë disa gjëra, duke vendosur të flasë publikisht për këtë çështje

Ceca ka thënë se tre fëmijët e saj, të cilët janë gjithashtu edhe fëmijët e Arkanit, janë fëmijë paqësor edhe pse shumë njerëz në Serbi kanë paragjykuar të kundërtën.

“Deshët ju apo s’deshët, ne jemi një familje. Fëmijët e mi janë edhe fëmijët e Zeljkos (të njohur si Arkan). Edhe 100 herë të martohem, fëmijët e mi do të vazhdojnë të kenë lidhje gjaku me Zeljkon, lidhje kjo e pathyeshme.

Sipas Cecës, fëmijët e saj që e kanë baba Arkanin, nuk janë kurrë në gjendje t’i urrejnë vëllezërit dhe motrat nga babai tjetër.

(Kosova Sot Online)