Dhurata Dora në bashkëpunim me artistin me famë botërore? Provat nuk na thonë gjë, por…

  • G.G /
  • 23 October 2020 - 10:21
Dhurata Dora në bashkëpunim me artistin me famë botërore? Provat nuk na thonë gjë, por…

Fansat janë të bindur se Dhurata Dora dhe Dj Snake po sjellin një bashkëpunim.

Shkak është bërë një foto që Soolking ka postuar me artistin me famë botërore në Instagram, ku Dhurata ka lënë një koment, duke shkruar “Më të mirët”. Si duket dy djemtë e sukseshëm po sjellin një bashkëpunim, por ka shumë që mendojnë se mund të jetë edhe një trio.

Madje, kjo video e Dhuratës që ajo ka postuar në Instastory po merret nga fansat si kënga e tyre  e ardhshme. Në sfond dëgjohet një pjesë kënge e saj, të cilën nuk e kemi dëgjuar më parë.

Nga një vëzhgim i shkurtër në rrjetet sociale, vumë re se autorja e hitit “Ferrari” e ndjek Dj e mirënjohur, kurse ky i fundit nuk e ndjek atë.

Po ashtu, nga Instastoryt, kemi parë se kohët e fundit janë në vende të ndryshme, përkatësisht Dhurata në Paris, Dj Snake në Dubai.

Megjithatë shpresa vdes e fundit dhe le të kryqëzojmë gishtat që më e mira do ndodhë.

Kjo verë ka qenë shumë e suksesshme për Dhuratën. Ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Të treja këngët kanë shkaktuar jo pak impakt te publiku, duke u kthyer në hite.

Dhurata gjithashtu do të sjellë një këngë të re me Sabri Fejzullahun, ndërsa ai zbuloi se kënga që do të realizojnë, “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut, që si duket do vijë në një version “Remake”. 

Po ashtu, këngëtarja ka nisur të bashkëpunojë edhe me brand-e botërore shumë të njohura të veshjeve.

PUMA, e cila ka bashkëpunuar më herët me artistët më të njohur, si Rihanna, Selena Gomez apo The Weekend, ka  përzgjedhur këtë herë Dhurata Dorën për fushatën e saj digjitale në tregun e Europës, e cila u realizua në bashkëpunim me Zalando.

(Kosova Sot Online)