Kjo veshje e Loredanës kushtoi rreth 40 mijë euro

  • G.G /
  • 24 October 2020 - 11:54
Kjo veshje e Loredanës kushtoi rreth 40 mijë euro

Loredana shpenzoi shumën e madhe për këngën e re.

Në orët e para të ditës së djeshme, Loredana Zefi publikoi këngën e re me titull “Rockstar”.

Edhe për këtë projekt, këngëtarja ka shpenzuar shuma të mëdha parash, për t’i paraqitur unike si çdoherë.

Sipas “Shqip.Closet”, Loredana shpenzoi 38.713 euro për veshjet në klipin “Rockstar”, të gjitha këto të brendeve të njohura.

Gati e gjithë garderoba ishte e markës “Gucci”, ora “Rolex”, kurse bluza ishte e brendit “Fendi”.

Loredana ka pak kohë që ka paralajmëruar albumin “Medusa”, kurse “Rockstar” brenda pak orësh ka arritur afër 1 milion klikime në YouTube.

(Kosova Sot Online)