Morena Taraku shtatzënë? Këngëtarja më në fund tregon të vërtetën

  • G.G /
  • 24 October 2020 - 12:02
Morena Taraku shtatzënë? Këngëtarja më në fund tregon të vërtetën

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private. Edhe pse ajo është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar, ka patur momente që nuk ka mundur t’i shpëtojë mediave rozë. Së fundmi Morena ka pranuar që është në një lidhje, por pa zbuluar më shumë detaje.

Këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale një foto, në të cilën shihet duke mbajtur dorën tek barku i saj dhe i ka paraprirë thashethemeve për një shtatzëni duke shkruar: “Nuk jam shtatzënë, thjesht jam pa fjalë”.

Kujtojmë se Morena ka treguar se është mjaft e lumtur momentalisht dhe po shijon jetën private dhe sukseset në karrierën si këngëtare.

View this post on Instagram

NOT PREGNANT JUST SPEECHLESS ë

A post shared by K I N G M T ë (@morenataraku) on

(Kosova Sot Online)