“Kam mësuar si të jetoj pa ty, por…”- Emina Cunmulaj prek me fjalët për nënën e ndjerë: Do bëja gjithçka për një përqafim tëndin

  • G.G /
  • 24 tetor 2020 - 12:17
“Kam mësuar si të jetoj pa ty, por…”- Emina Cunmulaj prek me fjalët për nënën e ndjerë: Do bëja gjithçka për një përqafim tëndin

Pavarësisht se vitet kanë kaluar, dhimbja për vdekjen e nënës nuk është shuar tek Emina Cunmulaj. Modelja e famshme kujtoi nënën e saj në një postim në Instagram, ku tregon sa mall ndjen për të.

Ajo shkruan se edhe pse kanë kaluar vite “ndjen sikur në ditën do trokasë në derën e saj dhe do i thotë se ishte një shaka.”

Emina Cunmulaj u shpreh se edhe pse është mësuar të jetojë pa të, dhimbja në zemrën e saj nuk është lehtësuar, duke shtuar se do bënte gjithçka për një përqafim të saj.

“Sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite kanë kaluar kaq shpejt por akoma ndjej sikur një ditë do trokasësh në derën time dhe të më thuash që e gjitha ishte një shaka e keqe. Kam mësuar si të jetoj pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po lehtësohet. Më mungon kaq shumë dhe do bëja gjithçka për një përqafim tëndin. Derisa të takohemi sërish mami,”– shkroi modelja.

(Kosova Sot Online)