Arnold Schwarzenegger i nënshtrohet operacionit në zemër, ja si është gjendja e tij shëndetësore

  • G.G /
  • 24 October 2020 - 12:19
Arnold Schwarzenegger i nënshtrohet operacionit në zemër, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Arnold Schwarzenegger iu është nënshtruar një operacioni në zemër.

Aktori i famshëm ndau lajmin në një postim në Twitter pas operacionit, ku u shpreh se ndihej shumë mirë.

Madje 73-vjeçari pas operacionit ka dalë të shëtisë qytetin e Cleveland si një turist.

“Kam një valvul të ri të aortës, së bashku me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit,”- shkroi ylli i “Terminator”. “Ndihem fantastik dhe tashmë kam nisur të eci në rrugët e Cleveland duke shijuar statujat e mahnitshme. Faleminderit ekipit mjekësor.”

Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një tjetër operacioni në zemër dy vite më parë, në mars 2018.

(Kosova Sot Online)