‘Halloween’ erdhi dhe Emina Çunmulaj ka nisur përgatitjet me dy shoqet e saj më të mira

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 10:43
‘Halloween’ erdhi dhe Emina Çunmulaj ka nisur përgatitjet me dy shoqet e saj më të mira

Emina Çumulaj ka ndarë së fundmi një foto me 2 vogëlushet e saj, Ella dhe Mia. Ajo ka treguar se përgatitjet për festën e ‘Halloween’ kanë filluar dhe se së bashku me vajzat kanë nisur të zbukurojnë gjithçka rreth tyre.

“Sezoni i frikshëm”, ka shkruar Emina krah postimit ku duket se po pastron kungujt që njihen si simbol i festën së ‘Halloëeen’, por edhe i stinës së vjeshtës.

Kujtojmë se Emina ka treguar herë pas here se gjatë festave të ndryshme, vajzat janë ndihma më e madhe për të realizuar gjithë detajet e zbukurimet e ndryshme.

E ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, Çunmulaj ka pohuar se një nga arsyet kryesore pse nuk publikon shpeshherë momente me vajzat janë komentet negative dhe energjia e keqe që nuk dëshiron ta ketë në familjen e saj.

(Kosova Sot Online)