Pas ardhjes në jetë të vajzës, supermodelja Gigi Hadid poston foto për herë të parë dhe tregon format trupore

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 11:29
Pas ardhjes në jetë të vajzës, supermodelja Gigi Hadid poston foto për herë të parë dhe tregon format trupore

Në shtator të këtij viti, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë, por emrin e saj nuk e kanë zbuluar ende, raporton “Hello Magazine”.

Së fundmi, supermodelja ka postuar foto për herë të parë pas lindjes dhe duket shumë në formë.

25-vjeçarja pozoi para pasqyrës e veshur me një palë tuta sportive të verdha dhe me një bluzë të zezë.

Bukuroshja i kishte lënë flokët me onde të lëshuar dhe kishte vënë make up.

Gigi lindi në fermën e familjes në Pensilvani dhe po planifikon që edhe vajzën ta rrisë po në këtë vend.

(Kosova Sot Online)