Si rrallë më parë Xhensila hap zemrën tregon si u ndanë prindërit e saj: Më ka rritur vetëm mami mua

  • G.G /
  • 26 October 2020 - 11:34
Si rrallë më parë Xhensila hap zemrën tregon si u ndanë prindërit e saj: Më ka rritur vetëm mami mua

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj e ka hapur zemrën si asnjëherë tjetër, duke rrëfyer gjëra që nuk i kishte thënë kurrë më parë.

“Mami ka qenë për mua edhe nënë edhe baba”,

Prindërit e këngëtares janë ndarë para shumë vitesh dhe ajo është rritur pa të atin. Sot Xhensila foli për herë të parë për të, duke treguar se pavarësisht të gjithave e do shumë. Për të është e rëndësishme që të jenë të dy të lumtur.

“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babain e dua shumë”, tha Xhensila.

(Kosova Sot Online)