“Dikur isha rosë e shëmtuar, tani një mjellmë”- Rrëfehet Georgina Rodriguez si rrallë herë: Mua dhe Ronaldon na xhelozojnë, por ….

  • G.g /
  • 26 October 2020 - 15:10
“Dikur isha rosë e shëmtuar, tani një mjellmë”- Rrëfehet Georgina Rodriguez si rrallë herë: Mua dhe Ronaldon na xhelozojnë, por ….

Gerogina Rodriguez ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale, duke rrëfeyr detaje nga fëmijëria e saj.

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij modele bëjnë një jetë luksi, por jo gjithmonë ka qenë kështu.

Kur ishte adoleshente zeshkania seksi jetonte në një shtëpi të vogël, që e ndante me të tjerët dhe punonte shitëse në dyqan ku paguhej 250 paund në javë në Huesca, Spanjë.

Rodriguez u shpërngul në Bristol në moshën 17 vjeçare, ku punoi si dado në një familje për të mësuar gjuhën angleze.

Babai i saj gjithashtu bëri dhjetë vjet burg, për trafikim droge.

Por tani 26-vjeçarja bën një jetë super luksoze së bashku me yllin e futbollit CR7, i cili paguhet 540.000 paund në javë nga Juventus.

Ronaldo gjithashtu u rrit në një familje të varfër në Madeira dhe zbuloi në një intervistë me Piers Morgan vitin e kaluar se ai lypte ushqim kur ishte fëmijë në Sporting të Lisbonës.

Dhe Rodriguez pranoi se çifti ende nuk dihen të pranuar nga njerëzit e klasës së lartë.

Në një intervistë me Mujer Hoy, ajo tha: “Unë kam një moto ‘çfarëdo që të bësh, do të kritikohesh’.”

“Njerëzit janë shumë xhelozë ndaj meje dhe partnerit tim. Zilia është një ndjenjë që kalb qeniet njerëzore, nuk i bën ata të evoluojnë dhe i mbush me urrejtje dhe inat,”- u shpreh Georgina, duke shtuar: “Duket se është më mirë të lindësh i pasur sesa të pasurohesh gjatë kohës, duke e nisur nga e njëjta pikë si gjithë njerëzit e tjerë.”

Rodriguez është një nga personazhet më të ndjekur në Instagram me 21.5 milion ndjekës.

Ajo ka nënshkruar një varg kontratash fitimprurëse modelimi, përfshirë pozimin për Vogue.

Por 26-vjeçarja pretendon se si askush nuk e dinte sesi do behej kur të rritej pasi kur ishte fëmijë ngjante me një ‘rosë të shëmtuar’.

“Kur isha e vogël isha një rosë e shëmtuar, tani jam shndërruar në një mjellmë. Askush nuk do ta mendonte se do bëhesha kaq e bukur kur të rritesha,”- rrëfeu ajo. “E dua veten kështu siç jam, me papërsosmëritë. Askush nuk është perfekt. Por ne jemi unikë.”

(Kosova Sot Online)