Khloe është rritur aq shumë sa tani ‘vesh’ rrobat e mami Zaiminës, këngëtarja vë në dukje ngjashmërinë e vajzës me të

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 10:52
Khloe është rritur aq shumë sa tani ‘vesh’ rrobat e mami Zaiminës, këngëtarja vë në dukje ngjashmërinë e vajzës me të

Vogëlushja e këngëtares Zaimina Vasjari, Khloe, tani është rritur aq shumë sa duket se është një shoqe dhe ‘fansja’ më e zjarrtë e mamit të saj. Zaimina e ka gjetur Khloen duke veshur rrobat dhe duke vënë ‘extension-at’ e saj. “Ja çfarë ndodh kur kthehem në shtëpi pas emisionit. 

Dhe mos thoni më që vajza i ngjan Klodit”, shkruan këngëtarja me nota humori. Duke qenë se Zaimina ka qenë gjithmonë një nga artistet më të kuruara, Khloe e ka trashëguar këtë nga mami dhe me siguri këngëtarja ndihet më e lumtura.

(Kosova Sot Online)