Janë apo jo në një lidhje? Arilena Ara zbulon raportin që ka me menaxherin e saj

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 12:03
Janë apo jo në një lidhje? Arilena Ara zbulon raportin që ka me menaxherin e saj

Arilena Ara dhe Popi Kola, menaxheri i saj, prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Ditën e djeshme, Popi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” dhe tregoi gjithçka për raportet me këngëtaren.

Dyshja janë njohur në kohën kur Arilena merrte pjesë në “X Factor”, ndërkohë që Popi punonte aty.

“Më tërhoqi vëmendjen sapo e pash. Kishte një stil të veçantë dhe një karakter të fortë si një vajzë adoleshente. Me një fëmi 13-14 vjeç nuk mund të kisha asgjë tjetër, përveçse ta shihja si fëmijën im,”- tha Popi, duke nënkuptuar se mes tyre nuk ka asnjë histori dashurie.

Pas kësaj, Arilena e surprizoi menaxherin  me një lidhje në “Skype”.

“Doja vetëm një minutë të bëhesha pjesë e këtij bashkëpunimi mes jush. Doja të ndaja diçka shumë të vërtetë dhe të sinqertë, sepse nuk më bie rasti të flas për Popin, sepse është sfidë për mua, nuk është e lehtë të flasësh për Popin.

Nuk ekzistojnë fjalë, apo ndjesi të artikuluara që mund të shprehin respektin dhe adhurimin që kam për atë njeri të jashtëzakonshëm që sot ke fatin ta kesh në studio,”- u shpreh Arilena.

Mdërsa në lidhje me marrëdhënien që ka me të, këngëtarja u përgjigj:

“Absolutisht si një nga marrëdhëniet më të pastra, të bukura, naive dhe të pafajshme dhe absolutisht dashuritë më të mëdha që mund të ekzistojnë përtej çdo gjëje, përtej dashurisë që ka madje një prind për fëmijën e tij”.

(Kosova Sot Online)