Kjo është arsyeja pse moderatorja e njohur shqiptare po shoqërohet gjithë kohën nga sigurimi privat

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 14:55
Kjo është arsyeja pse moderatorja e njohur shqiptare po shoqërohet gjithë kohën nga sigurimi privat

Një nga problemet që u sjell fama personazheve të njohura në tërë botën është mungesa e privatësisë.

Njerëzit fiksohen pas të famshmëve deri në atë pikë sa kthehen në një rrezik duke i përndjekur në çdo hap.

Probleme të tilla prej kohësh aportohen për prezantuesen Luana Vjollca dhe si duket kjo ka bërë që bukuroshja nga Shqipëria të shoqërohet 24 orë nga sigurimi privat.

Në disa fotografi të siguruara nga mediat, Luana shihet teksa shoqërohet në çdo hap nga sigurimi i saj.

Kujtojmë që në vitin 2017 Luana ishte pre e ndjekjes së një fansi të ‘’çmendur’’ pas saj, të cilit sipas raportit të policisë iu gjet edhe armë.

Ky rast u dërgua në gjykatë ndërsa për t’i ikur tutje këtyre ngjarjeve, bukuroshja tashmë rri e siguruar në çdo dalje të saj.

(Kosova Sot Online)