Capital T vazhdon të mohojë lidhjen Adrolën, por…?

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 16:06
Capital T vazhdon të mohojë lidhjen Adrolën, por…?

Reperi Capital T, është njëri ndër reperët më të përfolur në vend, kjo për shkak stilit të tij të veçantë por edhe këngëve të reperit të cilat numërojnë me miliona klikime në Youtube.

Reperi kohët e fundit është përfolur shumë për një lidhje me modalen e njohur shqiptare Adrola Dushin, kjo ka ndodhur për shkak një projekti muzikor që ka publikuar reperi disa muaj më pare.

Ai në klip është shfaqur me modelen dhe madje duken shumë të afërt por jo vetëm kaq, gjatë asaj kohe reperi ka postuar edhe nje “selfie” bashkë me modelen dhe kjo gjë ka ngjallur dyshimet se dyshja mund të kenë diçka mes tyre.

Adrola para disa javësh ka qenë e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, aty ajo nuk ka shpëtuar pa u pytur për këtë gjë.

Në njërën nga lojrat, në rubrikën “ Ndaje ose hajde” ajo është pyetur se mos ka ndonjë lidhje me reperin.

Ajo ka thënë se ata janë vetëm shok dhe asgjë me shumë, ndërkaq këtë të shtunë edhe reperi Captal T ka qenë i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës dhe as reperi nuk ka mundur t’i shpëtoj kësaj pyetje, edhe reperi njëjtë sikurse modelja e ka mohuar këtë gjë.

Ndërkaq përpos kësaj është zbuluar diçka dhe dyshimi ka filluar të shtohet edhe më shumë, gjatë kohës kur reperi ishte i ftuar në emision në prapa skenë paska qenë edhe modelja me të.

Kjo bënë të kuptojmë se diçka lidhur më këtë çështje është duke ndodhur, por na duhet të presim më shumë për të parë diçka më konkrete në mes dyshes.

(Kosova Sot Online)