Kjo është vlera e çantave të reja nga ‘Hermes Birkin’ që i bleu Offset Cardi B

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 17:19
Kjo është vlera e çantave të reja nga ‘Hermes Birkin’ që i bleu Offset Cardi B

Shumë prej figurave të njohura ndërkombëtare janë fiksuar në çantat e firmës ‘Hermes Birkin’, vlera e të cilave arrin mijëra dollarë.

Cardi B rep-artistja është parë duke bërë blerje, të cilat duket se i kanë kushtuar mjaft shumë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ish-bashkëshorti i saj, Offset ka ndarë një imazh ku Cardi shihet me pesë çanta.

Image

Ai po ashtu ka publikuar edhe faturën e shpenzimeve, që gjithsej kanë kushtuar 128.662 dollarë.

Dhurata të tilla reperi i njohur i ka bërë edhe vajzës dy vjeçare, Kulture, së cilës i bleu aksesorin e të njëjtës firmë.

Sidoqoftë kësaj, krijuesja e hiti “WAP” ka një sërë çantash të këtij lloji, të cilat i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj. 

Image

(Kosova Sot Online)