Andrra nuk e fsheh, kjo është arsyeja pse zihet më shpesh me Sinanin

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 10:27
Andrra nuk e fsheh, kjo është arsyeja pse zihet më shpesh me Sinanin

Me anë të disa pyetjeve në llogarinë e saj, partnerja e këngëtarit Sinan Hoxha, Andrra Destani ka zgjedhur të ndajë disa detaje edhe nga raporti që gëzon me të çdo ditë.

E pyetur se për çfarë zihet më shumë me Sinanin, përgjigja e Andrrës ka qenë e qartë. “Kur Sinani thotë se jam xheloze”, ka shkruar Destani në llogarinë e saj shoqëruar me një moment pranë Sinanit.

Me siguri ky është një nga momentet më “funny” midis dyshes që janë treguar përherë shumë simpatikë edhe në daljet e tyre publike. Kujtojmë se Sinani dhe Andrra janë prindër të një djali të vogël, Ansi, i cili i mbush ditët e tyre me shumë lumturi.

(Kosova Sot Online)