Tentojnë t’i prishin studion muzikore, reagon Mozzik: O njerëz të ligë…

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 10:29
Tentojnë t’i prishin studion muzikore, reagon Mozzik: O njerëz të ligë…

Me fotot e fundit në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Mozzik ka treguar se persona të paidentifikuar kanë tentuar të prishin studion e tij muzikore. Reperi ka ndarë disa pamje të dëmtimeve që janë të dukshme në studion e tij, krah së cilës ka shkruar: “O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arrit duke ia thy dikujt vendin e punës, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio, shtëpia ime e dytë. E kish marr një televizor, aman let kthehet t’ia jap edhe digitronin. Njerëz të ligë”.

Mozzik nuk ka treguar nëse ka ndonjë dyshim se për kë bëhet fjalë, megjithatë duket se ky veprim e ka mërzitur mjaftueshëm reperin. Kujtojmë se Mozzik është ndër emrat më të dashur të reperëve, i cili ka sjellë një sërë projektesh muzikore që janë kthyer menjëherë në hite.

(Kosova Sot Online)