Cardi B nuk përmbahet, fotografohet e tensionuar përballë oficerit të policisë

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 10:32
Cardi B nuk përmbahet, fotografohet e tensionuar përballë oficerit të policisë

Një “përplasje” e vogël e Offset me policët në Beverly Hills ka mjaftuar që reperja e njohur, Cardi B të acarohet me këta të fundit. ‘Hollywoodlife’ ka siguruar disa foto të Cardi-t e cila i është drejtuar oficerëve e tensionuar, ndonëse ata ndaluan partnerin e saj për shkak të qarkullimit të tij me mjet.

Cardi ëhstë fotografuar duke iu afruar policit duke u përpjekur njëherazi ta sqarojë atë. Nuk dihet ende arsyeja e mirëfilltë e këtij debati, ndonëse vetë reperja dhe partneri i saj nuk kanë zgjedhur ta komentojnë më tej në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)