Sara tashmë me 2 fëmijë, kap momentin më epik me Ledrin në aeroport

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 10:34
Sara tashmë me 2 fëmijë, kap momentin më epik me Ledrin në aeroport

Sara Hoxha ka ndarë së fundmi një moment shumë të ëmbël me partnerin e saj, Ledri. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto gjatë qëndrimit në aeroport ku shihet se këngëtari është mbështetur tek Sara duke luajtur në telefon. Hoxha ka vendosur ta ruajë këtë moment si kujtim duke e fotografuar dhe duke e quajtur Ledrin fëmijën e parë dhe vajzën që është në pritje fëmijën e dytë.

Me siguri ky moment i ëmbël duhet të jetë ndër më të bukurit për dyshen që shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Sara dhe Ledri nuk kanë zbuluar se drejt cilit vend janë duke udhëtuar, por me siguri këtë do e kuptojmë nga postimet në vijim të dyshes.

(Kosova Sot Online)