Pas prishjes së raportit, Dafina forcon marrëdhënien me “kundërshtaren” e Taynës!

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 11:02
Pas prishjes së raportit, Dafina forcon marrëdhënien me “kundërshtaren” e Taynës!

Prej pak ditësh ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdhëniet mes tyre.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre. 

Mirëpo, çfarë ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë veprimi i fundit i Dafinës.

Pasi bëri sherr me Taynën, ajo ka nisur të ndjekë në Instagram “kundërshtaren” e kësaj të fundit, Melinda Ademin.

Madje, Dafi gjithashtu i ka komentuar Melindës dhe rrjeti po merr flakë nga komentet.

Pikërisht në momenin që prishi shoqërinë me Taynën, reperja forcoi raportet me “kundërshtaren” e saj dhe ende s’dimë ç’mendon Tayna për këtë!

(Kosova Sot Online)