“Është e trishtë!” Kylie Jenner flet për personalitetin e vërtetë që e fsheh nga ne dhe planet për të zgjeruar familjen!

  • G.G /
  • 28 tetor 2020 - 11:05
“Është e trishtë!” Kylie Jenner flet për personalitetin e vërtetë që e fsheh nga ne dhe planet për të zgjeruar familjen!

Kylie Jenner ka qenë në qendër të vëmendjes prej më shumë se një dekade. Nga pjesëmarrja në Keeping Up With the Kardashians që kur ishte 9 vjeç deri në arritjen e gati 200 milion ndjekësve në Instagram, ajo ka qenë kryefjalë e mediave botërore prej vitesh.

Dhe ndërsa shumë nga fansat e adhurojnë për stilin dhe bukurinë, ajo së fundmi ka folur për anën e saj që rrallë e shfaq para kamerave.

Ndërsa po xhironte një tutorial për grimin e Halloween me James Charles në kanalin e tij në YouTube, ylli i reality show-t televiziv pranoi se ndihej “e trishtuar” për shkak se nuk ishte në gjendje të tregonte personalitetin e saj të vërtetë.

Mendoja se kam treguar personalitetin tim të vërtetë shumë kohë më parë në Vine dhe Instagram. Por ndërsa rritesha, e kuptova … kur njerëzit zakonisht thoshin gjëra për personalitetin tim dhe atë që dua më shumë, kjo më lëndonte më shumë sesa të mos tregoja shumë anë të vërteta të vetes. Kështu që fillova të tregoj më pak nga vetja, gjë që është e trishtë. Më trishton.

James u tregoi fansave të tij se sa e zgjuar dhe funny është Kylie, teksa kjo e fundit tha: “Ky është një kompliment më i madh për mua. Por është diçka që është kaq e shenjtë.”

Sidoqoftë, Kylie tha se dëshiron “të bëjë më shumë gjëra” në kanalin e saj në YouTube për të treguar më shumë rreth personalitetit të saj.

Por, kjo nuk ishte tema e vetme për të cilën Kylie foli dje: Ajo gjithashtu u rrëfye në lidhje me dëshirën e saj për të zgjeruar familjen e saj. Siç e dimë, ajo është një mami i bukuroshes Stormi Webster, nga lidhja e saj me Travis Scott.

“Unë dua shumë të zgjeroj familjen. Unë në fakt mendoj për të çdo ditë, por thjesht ende nuk e di kur do vijë momenti. Unë nuk jam duke e planifikuar, nuk kam kohë për momentin.”

Kjo nuk është hera e parë që Kylie diskuton mbi amësinë dhe shpresën e saj për të bërë me vëllezër e motra Stormin.

Edhe vitin e kaluar, ajo bëri jehonë për intervistën e dhënë në Gjermani, ku tha  “Unë dua më shumë fëmijë, por nuk e kam në planet e afërta”.

(Kosova Sot Online)