Shifra të çmendura! Ja sa shpenzon Ledri Vula vetëm për një orë!

  • G.G /
  • 28 tetor 2020 - 11:09
Shifra të çmendura! Ja sa shpenzon Ledri Vula vetëm për një orë!

 

Nuk është hera e parë që reperi Ledri Vula tërheq vëmendjen me veshjet e tij të firmave të ndryshme, stilin e veçantë dhe shifrat paksa të kripura që shpenzon.

Së fundmi, vëmendjen e ka marrë look-u i reperit në njërën prej fotove të fundit në Instagram.

Ledri shfaqet i veshur me një këmishë Van Gogh e cila i ka kushtuar £35, mirëpo prisni të mësoni çmimin e orës që mban në dorë!

Ora e tij është Rolex yatch-master II dhe kushton plot £14,950!

Duket se Ledri ia bën qejfin vetes me dhurata të shtrenjta dhe nuk e kursen aspak dorën kur bëhet fjalë për diçka të tillë plot shije.

Shumë shpejt, ai dhe Sara do të bëhen prindër për herë të parë dhe sot janë shpërngulur jashtë vendit, pasi kanë vendosur që e vogla të vijë në jetë në Gjermani. 

(Kosova Sot Online)