Stresi sapo i thumboi të gjitha vajzat shqiptare: Janë xheloze sepse…

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 13:54
Stresi sapo i thumboi të gjitha vajzat shqiptare: Janë xheloze sepse…

Stresi është njëri ndër reperët më të përfolur shqiptar, kjo për shkak edhe lidhjes së tij që ai ka me të dashurën e tij Kejsin, por edhe me stilin e tij të veçantë e projekteve muzikore që ai publikon.

Kohët e fundit Stresi nuk ka qenë dhe aq aktiv në jetën e tij profesionale, por na duhet të presim për të parë se mos reperi është duke përgatitur diçka të re për fansat.

Stresi si duket është shumë i dhënë pas nënës së tij, kjo edhe për shkak se para dy vitesh ai ka dedikuar një këngë nënës së tij në “Kënga Magjike.” Kënga e reperit shumë shpejt u kthye në himn për dashurinë ndaj nënave dhe disa djem gdhendën në trup thënie të shkëputura prej kësaj kënge.

Mirëpo sot Stresi ka marrë një mesazh të çuditshëm nga një ndjekëse e tij, e reperi nuk e ka pritur aspak mirë.

“Kjo dashuri për mamatë i bën meshkujt shqiptar edhe italian më pus**në botë”, i ka shkruar ndjekësja reperit në një foto që ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram apo më saktësisht në instastory.

Stresit nuk i ka shpëtuar ky mesazh dhe ka vendosur që përgjigjen e tij ta japë publikisht.

“Femrat shqiptare xheloze pse mashkulli i vet e don nënën e vet. Po ti vajzë a e don nënën tënde? Çdo grua, çdo femër ka pozicionin e vet tek burri, por mos harroni të gjithë kemi ardhur në jetë nga një grua”, ka shkruar reperi

Stresi ka treguar se ai ka një lidhje shumë të fortë me nënën e tij dhe se është personi i vetëm në botë që i përgjigjet në çdo moment. Ai ka thënë më herët se nëna i ka qëndruar pranë edhe në momentet më të vështira dhe se i vjen keq që i ka shkaktuar mërzitje të pamerituara.

(Kosova Sot Online)