Soni Malaj ndan pamjet e papublikuara nga festa e saj e ditëlindjes!

  • G.G /
  • 28 October 2020 - 14:46
Soni Malaj ndan pamjet e papublikuara nga festa e saj e ditëlindjes!

Këngëtarja Soni Malaj është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në vend, kjo edhe për shkak jetës së saj private.

Disa ditë më parë, këngëtarja Soni Malaj festoi 39-vjetorin e saj të lindjes dhe mori qindra urime speciale nga miq e të afërm.

Soni rrëfeu se këtë vit nuk kishte menduar të festonte për shkak të pandemisë, por miqtë e saj e surprizuan me një super festë duke e lënë të habitur këngëtaren.

“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falënderoj miqtë e mi që  më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”- ka shkruar Soni krahas disa fotove nga festa.

Mirëpo, këto nuk janë pamjet e vetme nga ditëlindja e saj!

Pak më parë Soni ka ndarë një video të ditëlindjes së saj të përmbledhur, me momentet më të bukura krah personave të zemrës.

Vëmendjen na e tërhoqën momentet e Sonit krah partnerit, për të cilin mundohet të tregohet sa më diskrete.

Për më tepër, shikoni videon:

(Kosova Sot Online)