Këto janë dhuratat që Kim Kardashian i ka pranuar me rastin e ditëlindjes

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 09:51
Këto janë dhuratat që Kim Kardashian i ka pranuar me rastin e ditëlindjes

Kim e ka festuar ditëlindjen dhe ka pranuar shumë dhurata.

Ylli televiziv, Kim Kardashian para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj të 40-të.

Me këtë rast familja i kishte organizuar ndejë surprizë, të cilën e vazhdoi deri në orët e vona dhe një ndejë të dytë.

Pas kësaj, ajo vendosi që bashkë me më të dashurit e saj të udhëtojë për pushime në bregdet dhe e shijoi në maksimum këtë pushim, për çka edhe u kritikua.

E më pas Kim ka vendosur që me ndjekësit ti ndajë disa nga dhuratat e shumta që ia kanë bërë me rastin e ditëlindjes së 40-të.

Duhet theksuar se ishte bashkëshorti i saj Kanye ai i cili befasoi të gjithë me fjalët që kishte zgjedhur për ta uruar.

Kjo për faktin se dyshja së fundmi i kishin prishur keq raportet, mirëpo tani si duket gjithçka është rregulluar.

(Kosova Sot Online)