Modelja nervozohet pasi Instagrami ia fshiu fotot nudo: Pse Kardashian lejohet

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 12:48
Modelja nervozohet pasi Instagrami ia fshiu fotot nudo: Pse Kardashian lejohet

Modelja e kolme britanike, Nyome Nicholas-Williams nisi një fushatë në Instagram me hashtagun #iwanttoseenyome, pasi rrjeti social fshiu fotografinë e saj me shpjegimin se ishte shumë e qartë.

Në muajin gusht, Nyome publikoi një fotografi ku ishte ulur në një karrige ‘topless’ dhe mbante gjoksin me duar, dhe menjëherë pas kësaj, Instagram e fshiu atë.

Siç shpjegoi ajo, nuk është e qartë për Nyome pse ajo fotografi u hoq, ndërsa fotografitë nudo të Kim Kardashianit dhe Emily Ratajkowski tolerohen.

“Pse trupi im është censuruar gjithmonë? Gratë me ngjyrë me trup më të madh janë gjithmonë në shënjestër dhe unë jam lodhur nga kjo. Unë jam vazhdimisht atje, duke ndarë artin tim dhe duke u përpjekur të normalizoj të gjitha pjesët e trupit, dhe ato vazhdimisht po përpiqen të më heshtin”, shkroi ajo ndër të tjerash.

Fushata e saj rezultoi me një peticion që mblodhi mbi 20,000 nënshkrime dhe pas disa muajsh, Instagrami njoftoi se do të rishikohen rregullat e lakuriqësisë.

Instagram ka njoftuar se do të lejojë të gjithë përmbajtjen në të cilën dikush përqafon ose mban gjoksin dhe ata kanë pranuar se nuk kanë arritur të zbatojnë gjithmonë rregullat e tyre në mënyrë të barabartë, por shpresojnë që tani të sigurojnë qasje të barabartë në të gjitha llojet e trupit.

(Kosova Sot Online)