Ariana Grande publikon albumin e ri dhe pjesë e tij është edhe këngëtari shqiptar!

  • G.G /
  • 30 tetor 2020 - 09:41
Ariana Grande publikon albumin e ri dhe pjesë e tij është edhe këngëtari shqiptar!

Underneath the light…koha e Albert Stanaj ka ardhur dhe asgjë s’mund ta ndalojë më.

Sa prej jush i dëgjojnë akoma perlat e shqiptarit nga Mali i Zi si “Romantic” dhe “Ain’t love strange”? Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja por këngëtari na kishte premtuar se shumë shpejt do të rikthehet super fuqishëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka treguar se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” që ka dalë në treg vetëm disa orë më parë. Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap jo i vogël për të.

Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë.

Ariana Grande e ka shprehur edhe më parë mbështetjen e saj ndaj Stanaj. Kur ai solli një cover të “No Tears Left to Cry” ajo e ka mbështetur e para në rrjetet sociale dhe me të drejtë pasi është një super talent që e meriton suksesin ndërkombëtar.

Mbetemi në pritje që në të ardhmen ta shohim në bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare. Stanaj është një këngëtar dhe kompozitor i lindur dhe i rritur në New York.

Si një interpretues i ri, duke kënduar që kur ishte 6 vjeç, Stanaj ka performuar në shumë vende në të gjithë Amerikën dhe në Europë. Atij iu dha mundësia në moshën 14 vjeçare për të kënduar për Papa Benediktin e XVI. Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të njohura, si për shembull Kim Kardashian e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale coverat e tij.

Po ashtu, Stanaj ka qenë edhe në “Sunny hill festival” teksa 3 vite më parë vizitoi vendin tonë, kur ishte i ftuar në “The Voice of Albania”. Disa nga këngët më të bukura të tijat mund t’i dëgjoni më poshtë.

(Kosova Sot Online)