+18! Kënga e sapopublikuar e Ardian Bujupit dhe Gent qenka nam fare!

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 09:44
+18! Kënga e sapopublikuar e Ardian Bujupit dhe Gent qenka nam fare!

Ashtu siç na kishin premtuar Ardian Bujupi dhe Gent kanë publikuar bashkëpunimin e ri që po djeg rrjetin.

“Jepi” quhet kënga dhe është tashmë në të gjitha platformat online.

Ajo flet për jetën e shfrenuar, mes makinash luksoze, armëve e lëndëve narkotike si “bad boys” dhe është në gjuhën shqipe e atë gjermane.

Teksa ka njoftuar publikimin e saj në rrjetet sociale, Gent ka vendosur dhe shenjën +18 duke treguar qartazi se kërkon një moshë të caktuar për tu dëgjuar.

Kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë.

Dy vite më parë ata kanë publikuar këngën “Kalle” që rezultoi një sukses i vërtetë.

Ndërkohë, Ardiani ka gati dhe një këngë tjetër të quajtur “Rebela”. Ai ka ndarë një pjesë të saj në rrjetet sociale, por pa dhënë detaje.

Sakaq, ai pritet të sjellë dhe një bashkëpunim me Finem.

(Kosova Sot Online)