Azet publikon bashkëpunimin e ri me Capital Bra 'B.L.F.L.'
Reperi shqiptar Azet ka publikuar bashkëpunimin më të ri me Capital Bra.
Reperi i njohur shqiptar Azet i cili vepron dhe jeton në Gjermani, ka publikuar bashkëpunimin më të ri me titull “B.L.F.L”.
Ky projekt i ri muzikor vjen si bashkëpunim me reperin ukrainian Capital Bra, të cilit i kanë bashkangjitur edhe klipin muzikor.
Ndërsa në kanalin zyrtar të ‘Kmngang’, brenda pak orëve shifrat e klikimeve kanë arritur deri në gjysmë milioni.
Kënga vjen me produksion nga Beatzarre & Djorkaeff, video Sonan Productions dhe mix & master Beatzarre.
(Kosova Sot Online)